“Energjinë e blejmë shtrenjtë dhe e shesim lire”- Denoncimi i Bardhit: Skemë kriminale e Ballukut, SPAK ta hetojë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2024, 17:10 | Politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon.

Komentet Bardhi i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se kjo ndodh sepse abuzohet me paratë e qytetarëve.

Bardhi tha gjithashtu se qyetarët e Kosovës paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/100 kWh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/100 kWh.

Ai shtoi se ministrja Belinda Balluku është përgjegjëse direkte që energjia blihet më shtrenjtë dhe shitet më lirë. Sipas tij kjo është një skemë kriminale dhe i bëri thirrje SPAK të nisë hetimet.

Reagimi i Bardhit:

???????? Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen. Ndërsa qyetarët e Kosovës ???????? paguajnë çmimin e energjisë 7.4 euro/100 kWh, qytetarët shqiptarë paguajnë 11.1 euro/100 kWh.

Kjo është pasojë direkte e mungesës së transparencës dhe abuzimeve në procesin e shitblerjes së energjisë dhe shmangies së detyrimit për të përdorur Bursën e Energjisë, që sjellin pasoja të rënda financiare për Buxhetin e Shtetit sepse energjinë e blemë shtrenjtë dhe e shesim lirë. Kjo është kriminale dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Ministres Belinda Balluku.

Kjo skemë kriminale duhet të zbardhet dhe ndëshkohet nga SPAK. Çdo vonesë apo mosveprim rëndon mbi xhepat e qytetarëve të varfër shqiptarë, që u shtohet çdo ditë kosto e jetesës për shkak të babëzisë për të vjedhur çdo gjë dhe kudo! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos