Votohet për imunitetin e Berishës, Rama mbërrin në Kuvend duke shmangur protestuesit

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2023, 09:54 | Politikë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend 10 minuta përpara nisjes së seancës plenare, ku do të votohet për heqjen e imunitetit të kreut të PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha.

Ndonëse socialistët u mobilizuan duke shkuar në Parlament gati dy orë më herët sesa në seancat e mëparshme, për të shmangur përplasje me kolegët opozitarë siç ndodhi javën e shkuar, Rama ka zgjedhur t’i bashkohet i fundit seancës.

Shefi i qeverisë ka hyrë në Kuvend nga dera e pasme, duke përshkuar në këmbë pedonalen "Murat Toptani". Rama ka shmangur kështu përballjen me qindra protestues që janë grumbulluar në hyrjen kryesore të Parlamentit, në tubimin e thirrur nga Partia Demokratike, ku po bëjnë thirrje për largimin e tij nga pushteti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos