Seanca e sotme plenare ka në rendin e ditën heqjen e imunitetit të Sali Berishës dhe në vijimësi të aksionit opozitar, deputetët demokratë kanë paralajmëruar se nuk do të jetë një seancë normale.
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka treguar pamje nga ajo se çfarë po ndodh brenda seancës. Ajo që shihet është “pushtimi” i sallës nga garda, e ndërsa opozita ka vijuar skenarin e saj, me karrige të grumbulluara në foltore, duke mos lejuar zhvillimin e një seance normale.
Ajo që vihet re është se garda nuk është pozicionuar vetëm pranë Foltores, por edhe në mbrojtje të deputetëve socialistë.
Ndiqni zhvillimet LIVE
(A2 Televizion)