A2 CNN ka siguruar agjendën e Presidentit të Turqisë ditën e enjte në Tiranë. Mësohet se ai do të takohet në orën 12:15 me kryeministrin Edi Rama, ndërsa rreth orës 16:50 do të bëhet përurimi i xhamisë së Namazgjasë.
“Më poshtë agjenda:
12:15 – Takimi Tête-à-tête i Kryeministrit Edi Rama me Presidentin Erdoğan
Vendi: Kryeministria
13:15 - Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi
14:25 – Firmosja e marrëveshjeve respektive mes dy vendeve
Vendi: Kryeministria
14:35– Deklaratë e përbashkët e Kryeministrit Rama - Presidentit Erdoğan
Vendi: COD, Kryeministri
16:50 - Përurimi, Xhamia e Namazgjasë”.
(A2 Televizion)