Zgjedhjet 2025, PD cakton 36 koordinatorët e Qarkut të Tiranës

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2024, 13:03 | Politikë

Zgjedhjet 2025, PD cakton 36 koordinatorët e Qarkut të Tiranës

Partia Demokratike ka nisur të mendojë për zgjedhjet e vitit 2025. Menjëherë pas revokimit të masës së arrestit në shtëpi, Sali Berisha ka mbledhur strukturat drejtuese për t’u caktuar detyrat për zgjedhjet e ardhshme.

Dy ditë më parë bë një mbledhje Kryesie që është mbajtur me dyer të mbyllura janë caktuar grupet e punës për qarkun e Tiranës. Qarku më i madh që drejtohet nga Belind Këlliçi dhe Fisnik Qosja do të ketë 36 koordinatorë për degët, të cilët do të përgatisin strukturat për betejën e 2025.

Ndër emrat e përzgjedhur bie në sy Arben Ristani, Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Edi Paloka, Ilir Alimehmeti dhe Myslim Murrizi.

“Bazuar ne Nenin 48 te Statutit të Partisë Demokratike me qëlim përgatitjen e strukturave për garën elektorale të vitit 2025 Kryesia PDSH, vendosi: Miratimin e Grupit të Punës se Qarkut Tiranë nën drejtimin e Z. Belind Këlliçi ne bashkëpunim me Kryetar/Sekretar dhe Kryesitë e degëve do të kontribuojë në intensifikimin e aksionit politik dhe përgatitjen e strukturave të degëve të qarkut për garën elektorale të vitit 2025”, thuhet në njoftimin e PD.

 

Grupi i punës i PD Qarku Tiranë

Nr           Emër     Mbiemër

1              Adriana Tolka

2              Adriana Kalaja

3              Aida       Shehu

4              Akil         Kraia

5              Albana  Vokshi

6              Amarda                Zeqiri

7              Andi       Mustafaj

8              Arben   Ristani

9              Asllan    Dogjani

10           Avenir   Peka

11           Çlirim     Gjata

12           Dhurata Çupi

13           Dorian   Teliti

14           Edi          Paloka

15           Edith      Harxhi

16           Enkeleida Sallaku

17           Erges     Eskiu

18           Ethem   Aga

19           Faslli      Goga

20           Fatjon   Bathoria

21           Fioralba  Dizdari

22           Glauk    Olldashi

23           Grigels  Mucollari

24           Ibrahim  Marina

25           Ilda         Zhulali

26           Ilir           Alimehmeti

27           Indrit     Hoxha

28           Ines       Nuria

29           Jonathan             Pano

30           Jorida    Tabaku

31           Keltis     Kruja

32           Klevis    Balliu

33           Lili           Sulai

34           Lisander               Hoxha

35           Mimoza      Hajdarmatai

36           Mysylym              Murrizi

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos