Javën e dytë të prillit pritet të nisë dërgimi i fletëve të vetë votimit tek 245 mije e 808 shqiptarët në Diasporë, të regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.
KQZ miratoi prodhimin e numrit të fletëve të votimit nga jashtë, e cila do të jetë e njëjtë për 12 qarqet me atë që do të përdoret në vend.
Pasi të vijnë nga Sllovenia, fletë e votimit do të futen në zarfet përkatëse në ambientet e Parkut Olimpik, që do të shërbeje edhe për numërimin e tyre.
Pas këtij procesi zarfet me kodin unik do të fluturojnë në 85 shtete, ku numrin më të lartë të të regjistruarve e mbajnë shqiptarët që jetojnë në Itali, Greqi, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.
Përveç plotësimit të saktë të fletës dhe mosdëmtimit të saj, emigrantët do të duhet të sjellin zarfin në Shqipëri brenda orës 19:00 ditën e votimeve.
Ndërkohë, në disa vendime tjera për zgjedhjet, KQZ çoi sot për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme 16 kandidatë. Pjesa më e madhe i përkasin koalicionit "Shqipëria bëhet" dhe katër të tjerë Partisë së Tom Doshit. (A2 Televizion)