Zgjedhjet e 11 majit, reagon ambasada amerikane: Urojmë popullin e Shqipërisë

Nga A2 CNN
27 Maj 2025, 16:09 | Politikë

Zgjedhjet e 11 majit, reagon ambasada amerikane: Urojmë popullin e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar Shqipërinë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, Ambasada e SHBA-ve shkruan se mezi pret që të vijojë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë.

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, ka shkruar Ambasada e SHBA-së në një postim në rrjetet sociale, raporton A2 CNN.

Kujtojmë se deri më sot nuk kishte pasur një reagim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Lidhur me këtë fakt, opozita shpesh ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të mos e njohin rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe kjo sipas tyre ishte arsyeja që s'kishte pasur reagim nga ana e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos