Zgjedhjet e 11 majit përplasën sërish PS dhe PD, tashmë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Strasburg, përpara syve të parlamentarëve europianë.
Ndasitë politike nuk i fshehënas në takimin e 19 të Komitetit parlamentar të stabizlizim asociimit ndërmjet BE dhe Shqipërisë, raporton A2 CNN. Ministri i shteti për marrëdhënien me parlamentin Taulant Balla tregoi versionin e tij pozitiv për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.
“Për shqiptarët, "dielli lind nga Perëndimi" dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 e konfirmuan këtë orientim pro-evropian. Qytetarët tanë bënë një zgjedhje të qartë - për të vazhduar rrugën e reformave dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE”, tha Balla.
Duke ju referuar raportin paraprak të ODIHR për të gjitha shkeljet apo pabarazinë e garës, demokratët denoncuan pretendimin për farsën elektorale dhe sjelljen jokonsesuale të mazhorancës qeverisëse.
“Raporti flet për shkelje të kritereve të Kopenhagenit. Flet për përdorim të burimeve publike. Flet për ndikimin e administratës publike dhe përfshirjen e saj në procesin zgjedhor. Flet për përdorimin e fondeve publike për zgjedhje, por edhe për ndikimin e grupeve kriminale në disa qytete. Këto ishin zgjedhjet e para me negociatat e hapura, dhe unë besoj se kjo ishte një mundësi e humbur për Shqipërinë”, tha Jorida Tabaku.
“Ne dolëm nga një palë zgjedhjeje të cilat përsa i përket standardeve e çuan Shqipërinë 20 vite mbrapa. Reforma e fundit elektorale që është bërë ka qënë në vitin 2012, PD ishte në qeveri në atë kohë dhe deri më tani nuk ka patur asnjë reformë të tillë konsensuale”, u shpreh Bylykbashi.
Pasi përfaqësuesit e KE lavdëruan strukturën e posaçme të SPAK dhe kërkuan të respektohet puna dhe pavarësia e institucionit, kreu i grupit Parlamnetar të PD, Gazment Bardhi solli në vëmendje rezultatet e munguara të Task Forcës për zgjedhjet mes SPAK, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme
“Pyetja ime për Komisionin Europian është: Në procesin e integrimit, është më e rëndësishme të kemi rezultate konkrete, apo projekte të shkruara vetëm në letër? Sepse ajo që ndodhi ishte një përpjekje e mirë që mbeti vetëm në letra në realitet, ka zero rezultate", deklaroi Bardhi.
Për t’ju përgjigjur ankesave të demokratëve, Përfaqësuesja e KE, Sigrid Brettel kërkoi më shumë kohë, të paktën deri sa ODIHR të publikojë raportin final.
Ndërsa kreu i seksionit për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm ua bëri të qartë demokratëve dhe socialistëve që pa dialog politik dhe konsensus gjithëpërfshirës rruga europiane drejt Brukselit do të jetë e vështirë.
Socialistët në Strasburg premtuan reforma elektorale gjithëpërfshirëse, ndërsa BE ju dha me vete për të plotësuar një sërë paketash ligjore, me fokus drejtësinë dhe median. (A2 Televizion)