
Në Cërrik kanë mbërritur materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Materialet zgjedhore mbërritën nën masa të rrepta sigurie shoqëruar nga një trup policore e qarkullimit rrugor dhe rendit, por dhe efektivë të FNSH-së.
Për bashkinë Cërrik në këto zgjedhje të pjesshme garojnë tre kandidatë. Nga Partia Socialiste në garë është Florenc Doka, nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet” Eligert Hima dhe kandidat i propozuar nga zgjedhësit Amarildo Hoxha.
Ditën e dielë më 9 nëntor 2025, 35.380 qytetarë me të drejtë vote do ti drejtohen kutive të votimit në këtë bashki. (A2 Televizion)
