Rama poston reagimin e Marta Kos: Ligji për barazinë gjinore në përputhje me BE

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2025, 19:19 | Politikë

Rama poston reagimin e Marta Kos: Ligji për barazinë gjinore në

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale mesazhin e komisioneres Marta Kos, e cila reagoi në lidhje me deklaratat e kreut të PD, Sali Berisha drejtuar ambasadorit të BE, Gonzato në lidhje me pr.ligjin për barazinë gjinore që është në rendin e ditës së kuvendit.

Teksa kërkon ndjesë, Rama shpjegon se ky ligj është në përputhje të plotë me parimet e Bashkimit Evropian, për mosdiskriminimin.

“Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos