Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, duket se kanë nisur me meme fushatën për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 9 nëntor.
Më parë ishte kreu i qeverisë i cili publikoi në rrjetet sociale një foto të një dyqani të nxjerrë në shitje, ku kishin mbetur ende posterat nga koha kur ishte përdorur si degë e Partisë Demokratike gjatë fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.
Pak orë më vonë, Bardhi postoi një foto të ngjashme, këtë herë të një dyqani në Cërrik, të dhënë me qira.
Zgjedhjet e 9 nëntorit do të zhvillohet në 6 bashki të vendit, Tiranë, Mat, Cërrik, Berat, Vlorë e Tepelenë. Vëmendja më e madhe është e përqendruar të zgjedhjet e Tiranës, pas shkarkimit të kryetarit Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej shkurtit të këtij viti. (A2 Televizion)