Ermal Hasimja bie dakord me Sali Berishën për kriteret dhe kërkon mbështetjen e tij dhe faktorit opozitar për garën e Tiranës përballë Ogerta Manastirliut të Partisë në pushtet.
Hasimja e quan logjik pozicionin e partisë kryesore në opozitë për të mbështetur kandidatë pa logo partie.
Ai është një prej 3 emrave që faktori opozitar propozoi karahas Florian Hackajt dhe Edlira Çepanit.
Secili prej tyre është i hapur për kandidim në rast se opozita i mbështet.
Nga ana tjetër aktori i humorit Florian Binaj ka shpallur gjithashtu kandidimin për Bashkinë e Tiranës, por edhe eksperti i çështjeve vendore, Agron Haxhimali. Nga ''Lëvizja Bashkë'' provon përsëri për Tiranën Arlind Qori. (A2 Televizion)