Zgjedhjet në Himarë, kur mbyllet numërimi?

Nga A2 CNN
4 Gusht 2024, 13:23 | Politikë

Në orët e para të mëngjesit do të jetë procesi i përfunduar. Këtë përgjigje dha Ilirjan Celibashi kur u pyet nga gazetarët se kur parashikohet të mbyllet numërimi. Sipas tij e rëndësishme është që të respektohet afati ligjor që është ora 22:00 e të hënës. Për numërimin e votave në Himarë janë ngritur 4 grupe numërimi.

“Besoj që në orët e para të mëngjesit do të jetë procesi i përfunduar. Por ngelet për t’u parë. E rëndësishme është që të respektohet afati ligjor ora 22:00 e ditës tjetër. Nëse do të jetë e mundur që të operohet më shpejt është i mirëpritur”.

Sipas tij “partitë të marrin masa për grupet e numërimit. Procesi numërimit është i lodhshëm dhe procesi që operojmë për të nxjerrë rezultatin nuk është më i miri”.

Ai tha se nuk rezulton asnjë problematikë me pajisjen e identifikimit elektronik, duke iu përgjigjur zërave për problematikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos