Ashtu sikurse socialistët, edhe Kryetari i KQZ propozoi në Presidencë datën 11 maj për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Ilirjan Celibashi tha se kjo datë do t’i jepte kohën e duhur KQZ-së të përgatitej për zgjedhjet, veçanërisht për procesin e votimit nga jashtë.
“Ne mendojmë se data 11 maj është data më e përshtatshme për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë.
Nuk mund të flasë sot për takime që janë në agjendën e gjithsekujt që mund të zhvillohen në të ardhmen. Ajo që është me rëndësi të thuhet në lidhje me datën e zgjedhjeve është fakti se ne si institucion përgjegjës e shohim datën 11 edhe pse kuptova që paska disa diskutime, si datën që I krijon KQZ-së mundësinë për ta përgatitur procesin nga jashtë. Ndryshimet e Kodit Zgjedhor u bënë mjaft vonë dhe koha e mbetur na shtyn që të nxisim presidentin që data 11 të jetë data më e përshtatshme”, tha Celibashi. (A2 Televizion)