Ashtu siç pritej Këshilli Bashkiak i Vlorës zgjodhi Elis Halilin Kryetar të përkohshëm të Bashkisë së Vlorës. A2 CNN mëson se Halili u zgjodh kryebashkiak mes debateve dhe pas bojkotit të këshilltarëve të opozitës.
Socialistët propozuan votim të hapur ndërsa demokratët kërkuan që procesi të zhvillohet i mbyllur. Pas miratimit të propozimit të socialistëve këshilltarët e opozitës bojkotuan procesin e votimit.
Në garë me Halilin ishin edhe Klea Lalo, Irena Toshkallari. Elis Halili u emërua vetëm pak ditë më parë si nënkryetar, disa minuta para dorëheqjes së z.Dredha, i cili ishte përgjegjës për projektet dhe infrastrukturën momentalisht në qytet. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )