Zhurmues dhe pankarta, opozita rrethon foltoren e kuvendit, PS miraton projektligjet pa diskutime

Nga A2 CNN
25 Janar 2024, 15:55 | Politikë

Asnjë surprizë nga seanca parlamentare. Deputetët demokratë vijuan të pengojnë punimet normale te Kuvendit, por rezultati ishte i njëjtë mazhoranca miratoi ne me pak se 11 minuta te gjitha pikat e rendit të ditës. Jashtë parlamentit opozita pretendoi sërish fitoren me aksionin e saj, ndërsa grupi i Bashës hodhi poshtë mundësinë për të pranuar kërkesën e Bardhit për rikompozimin e komisionit për reformën zgjedhore.

Kuvendi vijon të vuajë pasojat e krizës politike ku sërish u pamundësua zhvillimi i një seancë normale parlamentare.

Maxhoranca duket se u mësua me këtë situatë, dhe vijoi me planin B, miratimin e rendit të ditës në pak mitura ku socialistët i dhanë dritën jeshile 13 pikave të rendit të ditës

Demokratët në qasjen e tyre pretenduan se dolën sërish triumfues nga ky aksion opozitar.

Grupimi tjetër Brenda demokratëve i drejtuar nga Lulzim Basha prej dy javësh kërkon të jetë prezent në daljet publike. Këtë herë përpara kamerave doli Kreshnik Çollaku, i cili i dha përgjigje kërkesës së Gazment Bardhit për riformatimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Socialistët nga ana e tyre injoruan pretendimet e opozitës duke preferuar të mos komentojnë situatën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos