Nënkryetari i Bashkisë së Himarës, Pervin Gjikuria, bëri bilancin e dëmeve pas zjarrit të ditës së djeshme që përfshiu zonën.
“Janë dëmtuar 3 banesa dhe 3 ambiente të tjera mbështetëse; Ka pasur probleme me rrjetin e ujësjellësit, por sot mbi 95% e dëmeve janë riparuar, besoj se nesër do jetë mbyllur problematika; janë djegur dy kabina elektrike në zonën e zjarrit dhe vetëm dy familjeve nuk u është kthyer energjia; janë djegur edhe rreth 5000 rrënjë ullinj”, tha Gjikuria në një lidhje direkte me studion e “Terminal” nga Loneta Progni, në A2CNN.
“Bashkia ka ngritur grupin e punës për verifikimin e dëmeve”, shtoi më tej Gjikuria.
(A2 Televizion)