Forumi në Itali, Rama: Pjesë e BE nëpërmjet integrimit gradual

Nga A2 CNN
5 Shtator 2026, 13:53 | Politikë

Gjatë fjalës së tij në forumin mbi inteligjencën artificialenë Cernobbio të Italisë, Kryeministri Edi Rama u ndal te propozimi për integrimin gradual duke nënvizuar se pa u reformuar ky proces, anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i vështirë.

“Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda dhe për ta nisur nga pjesa reale: tregu i përbashkët, të qenit pjesë e Europës së universiteteve, shkëmbimeve, të të gjithë elementëve shumë të rëndësishëm, para se të mendojmë për pjesën tjetër", tha Rama.

Rama tha se nuk beson se vendet e BE-së do të jenë të gatshme që Shqipërinë ta pranojnë si anëtare me të gjitha kompetencat, përfshirë veton.

“Nuk besoj se 2027-a do të na presë lumturisht me kompetencën tonë të vetos. Nuk besoj se disa kryeqytete do të kenë aftësinë t’i thonë publikut: ‘Do ta marrim Shqipërinë me kompetencën e vetos’. Nuk na duhet kompetenca e vetos për t’u ulur rreth tryezës. Imagjinoni të kesh edhe 7 të marrë të tjerë të ulur rreth asaj tryeze. Do të ishte më mirë për Europën dhe për ne", vijoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos