Nga Italia ku mori pjesë në forumin “Inteligjenca në botë, evropë dhe Itali”, Kryeministri Edi Rama edhe një herë theksoi edhe një herë projektin e anëtarësimit gradual të vendeve të ballkanit në BE.
“Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda dhe për ta nisur nga pjesa reale: tregu i përbashkët, të qenit pjesë e Europës së universiteteve, shkëmbimeve, të të gjithë elementëve shumë të rëndësishëm, para se të mendojmë për pjesën tjetër”, tha Rama, shkruan A2.
Megjithatë, nuk harroi të kujtonte se shtetet të tjera jomiqësore me unionin kanë drejtuar sytë nga Ballkani edhe për shkak të resurseve: “Shqipëria ka një rezervë shumë të madhe bakri dhe ndërkohë praktikisht po zbrapsim kinezët dhe të tjerë investues potencial në pritje që Evropa të vijë, sepse dashuria jonë për Evropën dhe Perëndimin... Ne jemi talebanët perëndimor, nuk kemi asnjë marrëdhënie me Rusinë”.
Heqja e të drejtës së vetos për shtetet anëtare mbi vedet kandidate ishte një tjetër kërkesë: “Nuk besoj se 2027 do të na presë lumturisht me kompetencën tonë të vetos. Nuk besoj se disa kryeqytete do të kenë aftësinë t’i thonë publikut: ‘Do ta marrim Shqipërinë me kompetencën e vetos’. Nuk na duhet kompetenca e vetos për t’u ulur rreth tryezës. Psikologjikisht vetoja është një pengesë që mund të hiqet, pra mund të thuhet që mund të jenë si fëmijët e Ursulës, do të rriten do të sillen mirë dhe nuk do ta marrin kurrë peng këtë tryezë”.
Madje, në tryezë ftoi të respektohet medimi i vendeve të mëdha duke i vendosur si simbole njerëzit më të rëndësishëm në një familje.
“Të shtatët, përfshirë Ukrainën, duhet të vijnë dhe të ulen rreth tryezës si fëmijët e Ursulës. Si fëmijë duhet të dëgjojnë babanë dhe nënën, Francën dhe Gjermaninë, pastaj tezen Itali dhe të tjerët”, theksoi Rama.
Jashtë vëmendjes së Ramës nuk mbeti Serbia për të cilën tha se i ngjan një kafshe interesante në Ballkanin Perëndimor, por kërkoi që të mos lejohet funeral shtetëror për Ratko Mlladiç, që e cilësoi kasap. (A2 Televizion)