Zjarr edhe në Tropojë, thirrja e deputetit Çelaj: Të gjitha institucionet përgjegjëse të angazhohen për fikjen e vatrës

Nga A2 CNN
5 Shtator 2026, 18:49 | Politikë

Zjarr edhe në Tropojë, thirrja e deputetit Çelaj: Të

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të “angazhohen me të gjitha mjetet e forcat për fikjen vatrës së zjarrit” që ka rënë në Tropojë.

“Pas gjithë kësaj periudhe të vapës dhe rasteve të shumta të zjarrvënies në zona të ndryshme të vendit, deri sot në këtë moment në Tropojë nuk ka pasur asnjë rast të zjarrëvënjes, por sot në zonën e Nikaj Mërturit, pikërisht në Lugun e Ndërmajës, masivet mbi 100-vjeçare janë përfshirë nga flakët!!! Thirrja ime shkon për të gjithë institucionet e agjensitë përgjegjëse si Bashkia, Prefektura e AEC të Republikës që të angazhohen me të gjitha mjetet e forcat për fikjen e kësaj vatre zjarri”, lexohet në postimin e deputetit Çelaj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos