Berisha thirrje shqiptarëve: Të bëjmë gjithçka që të nxisim revoltën, Rama nuk ikën ndryshe!

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 20:15 | Politikë

Berisha thirrje shqiptarëve: Të bëjmë gjithçka

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se kryeministri Edi Rama nuk largohet me votë, por vetëm me mosbindje civile. Berisha i pranishëm në diskutimet për buxhetin e vitit 2024 me mbështetësit e tij dhe specialistë, bëri thirrje për revolta dhe mosbindje civile.

Sipas tij beteja ka nisur në Parlament dhe ajo çka deputetët demokratë po bëjnë, tha Berisha- është betejë kundër grushtit të shtetit.

“E thatë bukur që duhet të protestojmë. Dhe ajo që po bëjmë në parlament, kërkoj mirëkuptimin tuaj dhe të gjithë shqiptarëve. Ajo është betejë kundër grushtit të shtetit. Në mënyrë absolute, Edi Rama ka kryer grusht shteti brenda shtetit. Ndaj është në detyrimin tonë më madhor si intelektualë, që në natyrën tonë duhet të jemi avoketër të pamposhtur të interesit publik, duhet të bëjmë gjithçka të ngrihemi kundër këtij regjimi, të nxisim kudo revoltën, të nxisim kudo mosbindjen civile.

Mosbindja civile është faktuar si rruga më e suksesshme për përmbysjen e diktaturave. Edi Rama nuk largohet me votë, Edi Rama largohet vetëm me mosbindje civile. Ndaj është në detyrimin tonë më madhor si intelektualë, që në natyrën tonë duhet të jemi avoketër të pamposhtur të interesit publik, duhet të bëjmë gjithçka të ngrihemi kundër këtij regjimi, të nxisim kudo revoltën, të nxisim kudo mosbindjen civile.

Sepse do mblidhemi prapë për buxhetin e vitit 2025. Është lule ky se si do jetë ai mbrapa. Ndaj ju falënderoj shumë për ndërhyrjet tuaja shumë të dobishme dhe ju garantoj se do jenë elementë thelbësorë të programit që ju do hartoni dhe janë përgjigja më e mirë për problemet me të cilat përballet çdo sektor.

Ndaj ju ftoj që të bëjmë gjithçka aty ku jemi, të nxisim revoltën, të nxisim mosbindjen civile. Vetëm revolta dhe mosbindja civile janë kushti i të gjitha kushteve për të adresuar problemet jashtëzakonisht të rëndësishme që shtruat në këtë takim”, tha ndër të tjera Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos