Udhëzuesi për terapinë hormonale, protestuesit kërkojnë shkarkimin e ministres së Shëndetësisë

Nga Armend Pire
1 Qershor 2026, 22:42 | Sociale

Qytetarët e Tiranës protestuan për futjen në zbatim të udhëzuesit të terapisë hormonale për transgjinorët. Sipas tyre, qëllimi është ndryshimi i gjinisë për adoleshentët.

Udhëzuesi i Ministrisë së Shëndetësisë për trajtimin e personave transgjinorë me terapi hormonale u kundërshtua nëpërmjet një proteste të zhvilluar në Sheshin Skënderbej.

Përfaqësues të Koalicionit “Pro familjes dhe jetës” si dhe përfaqësues nga komunitetet fetare argumentuan se përse ky udhëzues nuk duhet futur në zbatim.

Edhe qytetarë të shumtë u shprehën kundër, duke thënë se ky udhëzues mund të prekë fëmijët dhe adoleshentët.

Protesta u mbyll me marshim drejt Ministrisë së Shëndetësisë si institucioni propozues dhe zbatues i këtij udhëzimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos