Pse nuk doli teza e anglishtes? “Masa shtesë sigurie për një proces të standardizuar”

Nga Ornela Joti
3 Qershor 2026, 19:17 | Sociale

Ka nisur korrigjimi i provimeve të maturantëve për gjuhën angleze. 26 600 teste nga i gjithë vendi do të kalojnë, një e nga një, nën lupën e vlerësuesve në Tiranë, nga mësues me përvojë në korrigjimin e provimeve të maturës.

Ka një mekanizëm sigurie për saktësi, sipas të cilit çdo test kalon në vlerësim të dyfishtë dhe të pavaruar para daljes në një notë përfundimtare. Zv/ministrja e Arsimit Orjana Osmani nuk e fsheh kënaqësinë për mbarëvajtjen e provimit të anglishtes në të gjithë vendin.

Ajo pohoi respektimin e përpiktë të rregullores e veçanërisht për atë që u bë lajmi i kësaj mature në fillim të saj: Teza nuk doli nga ambientet e provimit, siç rëndom ndodhte në të shkuarën.

Pa dashur të zbulojë detaje rreth masave të shtuara të sigurisë, pasi provimet sapo kanë filluar, zv/ministrja Osmani tregon për A2 disa prej masave që po aplikohen për një proces të standardizuar dhe të drejtë.

Pavarësisht detyrës si zv/ministre, Orjana Osmani, si mësuese me përvojë e gjuhës shqipe dhe letërsisë, ka një mesazh për të gjithë maturantët që po përgatiten për provimin e 9 qershorit.

Ndër vite, gjuha shqipe dhe letërsia konsiderohet provimi më i vështirë për maturantët. Notat e provimeve do të publikohen 1-2 ditë pas testimit të radhës për të mos ndikuar në gjendjen emocionale të maturantëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos