Teologu Miron Çako, duke iu referuar terapisë hormonale për ndryshimin e gjinisë, deklaroi se “ne nuk po mendojmë fare për fëmijët tanë, por i shikojmë si kavie”.
“Ishte një rrufe në qiell të hapur, nuk e prisnim. Mbani mend kur doli ligji për gjininë dhe na tradhtuan të gjithëve. Thanë atëherë që nuk e kemi për këtë dhe ia ku doli. Për këtë e kishin. Duan të hapin “kutinë e Pandorës” tani, ku do të hapen të gjithë perversionet dhe të krijojnë këtë portën ku çdo njeri që e shikon gjininë e tij si të ndjerë, jo natyrale, të mund ta ndryshojë atë. Problemi më i madh është kur shikojmë moshën 14 vjeç, që janë adoleshentë që nuk kanë të drejtën për të marrë patentë ose të votojnë, por paskan të drejtë për të ndryshuar gjininë. Kjo tregon se ne nuk po mendojmë fare për fëmijët tanë, por i shikojmë si kavie”, tha Çako në studion e “Dita Jonë”, në A2CNN.
“Nëse këto janë rregullat e Evropës, kurrë mos hyfshim në Evropë”, shtoi më tej teologu. (A2 Televizion)