Sezon i ri, pritshmëri të reja, por me problematika të vjetra. Vlora, e cila tashmë ka nisur të popullohet nga turistët, vijon të vuajë problematikat e transportit urban.
Vetë qytetarët e Vlorës, që kanë vite të familjarizuar me këto problematika, rendisin shqetësimet e tyre që kanë të bëjnë me mungesën e strehave në stacione apo edhe tabelave informuese mbi oraret apo linjat e urbanit.
Ndërsa turistët duhet thjesht të përshtaten, shkruan A2.
Edhe administratorët e hoteleve e kanë nënvizuar disa herë problematikën e shërbimit urban në Vlorë, por me sa duket ende nuk është marrë ansjë masë për përmirësimin e tij, të paktën në kushte të pranueshme. (A2 Televizion)