Mbi 300 ton të dëmtuara, përmbytja e luleshtrydhes “fundos” fermerët në Fier

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
11 Mars 2026, 11:51 | Sociale

Hektarë të tërë me serra të mbjella me luleshtrydhe janë dëmtuar nga përmbytjet që përfshinë fshatrat e Fierit përgjatë rrjedhës së lumit Vjosë.

Kultivimi i kësaj kulture është i shtrenjtë për fermerët dhe në kushtet kur nuk arrin dot prodhim, dëmi ekonomik është akoma edhe më i madh, shkruan A2.

Fermerët shprehen se pavarësisht premtimeve se do të dëmshpërblehen, askush nuk ka ardhur as për të verifikuar dëmet nga afër.

Fermerët apelojnë për ndihmë pasi deri më tani nga përllogaritjet sipërfaqësore rezulton se janë dëmtuar mbi 300 ton luleshtrydhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos