Moshat pediatrike janë ndër pacientët më të shumtë në këtë periudhë sa i takon infektimit me viruset e stinës, të cilat natyrisht në shkallë më të lartë janë nga gripi stinor.
Mjeku pediatër konstaton se moshat pediatrike kanë shënuar një numër më të lartë infektimesh në Vlorë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjë të cilën e lidh me refuzimin e vaksinimit të kësaj grupmoshe me vaksinat antigrip, shkruan A2.
Përveç fëmijëve që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, mjeku sugjeron që edhe fëmijët që kanë ekspozim të lartë në komunitet me fëmijët e tjerë si çerdhet, kopshte dhe shkollat të vaksinohen me vaksinat antigrip. (A2 Televizion)