“Revoltohu motër”, jo vetëm festë, gratë dhe vajzat protestë në Tiranë

Nga Anesti Barjamemaj
8 Mars 2026, 16:49 | Sociale
 

Nën moton “Revoltohu motër”, aktivistet, gra dhe vajza në Shqipëri, në këtë 8 Mars nuk zgjodhën festën, por protestën.

Shifrat e dhunës ndaj grave dhe vajzave edhe këtë vit janë alarmante, ndaj edhe në Ditën Ndërkombëtare të Gruas aktivistet kërkuan më shumë të drejta.

Edhe plaga e diskriminimit gjinor u artikulua në këtë tubim.

8 Marsi edhe këtë vit tregoi se ende shoqëria shqiptare është e ndarë mes festës dhe protestës. Dita Ndërkombëtare e Gruas daton që nga fillimi i shekullit të 20-të, kur në të gjithë botën kërkohet reflektim dhe më shumë të drejta për gratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos