I njohur për vlerat historike dhe tërheqjen e turistëve thuajse gjatë gjithë vitit, fshati piktoresk i Linit vijon ende të përdorë metodat primitive sa i takon trajtimit të ujërave të zeza dhe atyre të përdorura.
Shumica e fshatit turistik i derdh në liqen, ndërsa një pjesë e vogël kanë hapur gropa septike, shkruan A2.
E ndërsa banorët e fshatit mundohen ta fshehin në sytë e vizitorëve, edhe turistët sikur nuk e shohin, peshqit e liqenit duket se e kanë braktisur bregun e Linit.
Pas shumë viteve në harresë të kësaj problematike, duket se më në fund Bashkia e Pogradecit ka nisur një projekt konkret që premton trajtimin e ujërave të zeza dhe atyre të përdorur për fshatin Lin, projekt i cili pritet të përfshijë edhe fshatra të tjerë, të gjithë njësisë administrative Udënisht. (A2 Televizion)