20% më pak maturantë, Mësuesia në Gjirokastër nuk "joshi" as me pagesë

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
3 Qershor 2024, 11:27 | Sociale
 

Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër për të disatin vit me radhë rrezikon mbylljen e disa degëve, kryesisht të profilit mësuesi. Por, viti i ri akademik 2024-2025 duket se do të jetë akoma më i vështirë se vitet paraardhëse sa i takon numrit të studentëve të interesuar për mësuesinë.

Kjo edhe për faktin që numri i maturantëve ka rënë ndjeshëm në të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Zv.rektori i universitetit jep disa nga arsyet e kësaj situate, e cila nuk ndryshoi as me aplikimin e bursave me vlerën e rrogës minimale për studentët që do të zgjidhnin degët prioritare mes të cilave ishte edhe mësuesia.

Në këtë situatë, Canaj propozon marrjen e disa masave që kanë të bëjnë kryesisht me lehtësimin e procedurave që nga pranimi e deri te licencimi i mësuesve të rinj.

Bashkëpunimi me universitete të tjera jashtë vendit për shkëmbimin e studentëve shikohet si një tjetër mundësi për të tërhequr studentë në degët që rrezikojnë mbylljen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos