Asnjë kusht minimal, familjet në nevojë strehohen në godina të degraduara

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
20 Maj 2026, 14:57 | Sociale

Kjo nuk është një godinë e braktisur që koha e ka vjetëruar dhe degraduar. Por, godina e ish-konviktit, ku Bashkia e Korçës ka strehuar 30 familje rome dhe jo vetëm.

Pamja e jashtme e godinës nuk ndryshon shumë nga ajo e brendshme, ku familjet përpiqen të jetojnë.

Familjet përdorin tualete të përbashkëta, gjendja e të cilave është e tillë. Vetë banorët nuk dinë se nga t’ia nisin ankesave të tyre mbi kushtet, nëse mund të quhen të tilla, ku rrisin fëmijët dhe kujdesen për njerëzit e sëmurë.

Ndërkohë, jashtë kamerave, zyrtarë të Bashkisë Korçë shprehen se e njohin situatën, por për zgjidhjen e saj i referohen frazës standard: “Ka një projekt për të investuar në këto banesa sociale, por ende nuk është gjetur financimi i duhur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos