“Pijet energjike rrezik për abort”, toksikologia flet për kujdesin gjatë shtatzënisë

Nga A2 CNN
18 Maj 2026, 10:26 | Sociale

“Pijet energjike gjatë shtatzënisë mund të çojnë në abort spontan”.

Kështu deklaroi toksikologia Suela Xhufi në studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.

“Nuk e kuptojnë rrezikun e taurinës dhe kafeinës në sasi kaq të madhe. Kanë pasur zakon të konsumojnë pije energjike para se të mbeteshin shtatzënë dhe e vazhdojnë. Kjo jo vetëm që ndikon negativisht në mbarëvajtjen e shtatzënisë, por edhe në mënyrën se si “edukohet” fëmija me kafeinën që në barkun e nënës”, shpjegoi toksikologia.

“Çdo gjë që merr nëna nga goja, por edhe nga lëkura, të gjitha kalojnë te fëmija. Nëse konsumohen 2-3 kanaçe në ditë, ndikon. Është stimulant. Duke shkuar te një fëmijë nëpërmjet gjakut, ai fëmijë mësohet me stimulantin dhe mund të çojë në hiperaktivitet. Nuk ka studime sot për të thënë çfarë shkaktojnë pijet energjike, por ka një rritje të fëmijëve me probleme të përqendrimit dhe hiperaktivitet”, shtoi toksikologia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos