“Ec si unë, hyr në botën time”, fushata ndërgjegjësuese kushtuar sklerozës multiple

Nga A2 CNN
19 Maj 2026, 09:25 | Sociale

Tanush Çaushi tregoi në “Dita Jonë” mbi fushatën ndërgjegjësuese mbi sklerozën multiple.

“Fushata jonë “Ec si unë, hyr në botën time”, tregon botën e personave me sklerozë multiple. Kemi një rampë me qëllim që t’i kujtojmë njerëzve se për të hyrë në shtëpi duhet një rampë; për të hyrë në pallat duhet një rampë; për të hyrë në punë duhet rampë; trotuaret mos të jenë me bordura të larta… Pra, ka disa elementë”, tha Çaushi.

Ai shtoi se “njerëzit kanë kuriozitet për të mësuar mbi këtë sëmundje, pasi nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë”.

“Kjo është një sëmundje që ndikon te sistemi qendror nervor. Më së shumti kanë probleme motorike këta persona. Jeta pa rampa, pa medikamente dhe pa rehabilitim e mbështetje sociale, është shumë e vështirë”, shtoi Çaushi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos