Diabeti, Ozempic dhe dietat e reja për rënie në peshë, mjeku endokrinolog zbulon të vërtetat

Nga Armend Pire
16 Shkurt 2026, 17:59 | Sociale

Më shumë proteina sesa karbohidrate. Kjo është piramida e re ushqimore, e përmbysur pas shumë vitesh. Për dekada me radhë, baza e ushqyerjes përbëhej nga karbohidratet, të ndjekura nga frutat dhe perimet, më pas mishi dhe bulmeti, ndërsa në majë qëndronin yndyrnat dhe ëmbëlsirat. Sot, në qendër të piramidës ushqimore vendosen ushqimet proteinike, frutat dhe perimet, ndërsa karbohidratet renditen në fund. I ftuar në studion e emisionit “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjeku endokrinolog Dr. Dashamir Gjergji shpjegoi se ushqimet e pasura me proteina dhe yndyrna të shëndetshme krijojnë ndjesi më të gjatë ngopjeje dhe stimulojnë më pak prodhimin e insulinës, çka është veçanërisht e rëndësishme për pacientët diabetikë.

“Në qoftë se deri dje piramida ushqimore ka qenë, le të them, në bazë karbohidratet, pra rreth 40, 50, 60% ndoshta mëheshe fakti që duhet të jenë karbohidrate. Sot po tentohet që të kalojmë, le të them te këto produktet proteinike, pra i mshohet më shumë proteinës dhe insulinës. Produktet që kanë proteinë dhe që kanë yndyrna ë konsiderohen më të mira në sensin e energjisë që ato i japin organizmit për dy arsye. Së pari përgjithësisht yndyrnat e mira natyrale që nuk e dëmtojnë organizmin. Pra gongu i ngopjes bien më shpejt te njeriu dhe nga ana tjetër çka është ky është çelësi ndoshta i problemit që po diskutohet shumë do të thotë që janë produkte që e ngacmojnë insulinën e organizmit më pak sea normalisht. Sa më shumë karbohidrate të ketë, më shumë insulinë duhet të prodhojë pankrahje.” – tha mjeku.

Ozempic është një medikament i përdorur për trajtimin e diabetit tip 2, por për shkak të promovimit në rrjetet sociale, po përdoret gjithnjë e më shpesh edhe për humbje peshe, pa kontroll mjekësor. Mjeku endokrinolog Dr. Dashamir Gjergji paralajmëroi se përdorimi pa konsultë mjekësore mund të shoqërohet me efekte anësore serioze, si çrregullime të tretjes, ngadalësim i zbrazjes së stomakut dhe probleme pankreatike. Endokrinologu theksoi se çdo pacient duhet të vlerësohet individualisht dhe të mos përdorë këtë medikament pa rekomandimin e mjekut specialist.

“Sot në botë po flitet shumë që kjo rezistenca e insulinës nuk është që krijon vetëm diabetin, por në organet e caktuara të trupit, atje ku bëhen rezistent insulinës, krijon probleme të caktuara. Për shembull flitet që dhe alzhajmer është një formë që vjen nga rezistenca e insulinës. Flitet që dhe kistet në vezore, pra që janë shtuar shumë femrat që kanë masa kistike në vezoret e tyre për pasojë më vonë dhe moslindshmëri të mirë e tjerë e të tjerë. Ka të bëjë me një lloj rezistence që i bëhet insulinës në nivelin e vezës e kështu me radhë në çdo qelizë të organizmit. Por e thamë që kjo rezistenca nuk vjen te çdo person, po vjen te shumica e personave që kanë mbipeshë, kryesisht kur kanë inde dhjamore ndër organet e tyre dhe në në brendësi të organit. Për shembull mund të jetë në normopeshë, por që ka mëlçinë dhjamosur shumë edhe ky ka rezistencë të madhe të insulinës si rregull.” – shtoi mjeku endokrinolog.

Emisioni “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, vjen për teleshikuesit e A2 CNN çdo të shtunë në orën 18:00, me tema të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me shëndetin. Qëndroni të informuar nga mjekë profesionistë, për një jetë dhe shëndet më të mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos