Kanceri pediatrik/ 100 raste të reja në vit, leuçemia akute forma më e shpeshtë

Nga Ornela Joti
15 Shkurt 2026, 19:15 | Sociale

Sëmundjet tumorale nuk kursejnë as të vegjlit.  

Çdo vit, në vendin tonë, afro 100 fëmijë të moshave 0 deri 18 vjeç diagnostikohen me kancer. Forma më e shpeshtë është leuçemia akute që sipas mjekëve zë 30% të rasteve, ndjekur nga tumori i kokës dhe ai i veshkave.

Në ditën botërore kundër kancerit pediatrik, mjekët vënë theksin tek kapja e hershme e shenjave, shkruan A2.

Mosvlerësimi i tyre në kohë apo ngatërrimi i shenjave me sëmundje të tjera, bën që shumë fëmijë të shkojnë në stade të avancuara në spital. Ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e tumoreve tek të vegjlit kanë lidhje me stilin e jetës së nënës gjatë shtatezanisë, gjë që sipas doktoreshë Mirela Xhafës ndikon në formimin e foshnjës.

Në vendin tonë mungon një regjistër i saktë për patologjitë e kancerit pediatrik. Kjo edhe për faktin që shumë familje zgjedhin trajtime më të specializuara jashtë vendit, ku shanset për shërim janë më të larta.

Megjithatë, për mjekët onkohematologë, në QSUT ndjekja e specializuar dhe trajtimi në kohë janë vendimtare për rritjen e shanseve për shërim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos