Peshkimi drejt falimentit, nga gjuetia e paligjshme te mungesa e financimit nga shteti

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2026, 17:48 | Sociale

Sektori i peshkimit drejt falimentit. Llazi Prifti, peshkatar prej 65 vitesh thotë sengrohja globale ka dhënë pasojat e saj, por në këtë drejtim ka ndikuardrastikisht dora e njeriut.

Sipas Priftit, sasia e peshkut në Vlorë është ulur ndjeshëm, ku fajtor janë edhe peshkatarët e qytetit, të cilët gjuajnë pa asnjërregull apo kriterë.

Sipas peshkatarit të vjetër, Llazi Prifti, ligji i peshkimit nuk zbatohet, ku ai thotë se gjuetia në periudhën që peshku hedh vezët duhet ndaluar. Sipas Priftit, vazhdon edhe fenomeni negativ i gjuatjes me dinamit teksa pasoja negative në këtë sektor ka dhënë edhe ndotja tej normave të lejuara në det, shkruan A2.

Peshkimi brenda gjirit të Vlorës si dhe ai me dinamit janë një problematik e evidentuaredhe nga ambientalistët. Niko Dumani thotë se problemi qëndron tek anijet e mëdhatë peshkimit të cilat vijnë shumë pranë bregut për të peshkuar duke hedhur mijëra metra rrjeta, duke dëmtuar ekosistemin ujor.

Sipas ambientalistit Dumani, pasojat e peshkimit me dinamit janë kolosale, ku krahas peshqve që vriten me dinamit, tabani detar ndotet me lëndë kimike, në të ushqehen me qindra inventerbror, të cilët janë ushqim për peshq të tjërë që ngordhin nga helmet e dinamitit.

Sektori i peshkimit krahas problemeve të shumta që ka çdo ditë, është edhe një prej sektorëve më të harruar nga pushteti, ku për peshkatarët e Vlorës mungon mbështetja financiare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos