Nis zbatimi i ligjit "Për Kujdesin Alternativ në Familje", Evis Sala: Çdo fëmijë meriton të rritet në një familje

Nga A2 CNN
4 Prill 2026, 11:11 | Sociale

Nis zbatimi i ligjit "Për Kujdesin Alternativ në Familje",

Ka nisur zbatimi i Ligjit të ri “Për Kujdesin Alternativ në Familje”, një nga nismat kryesore të qeverisë shqiptare për mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve pa kujdes prindëror.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë takimit me familjet kujdestare në Shkodër, theksoi se ligji synon parandalimin e braktisjes së fëmijëve dhe mbështetjen financiare dhe sociale të familjeve që kujdesen për ta. “Çdo fëmijë meriton të rritet në një familje", u shpreh ministrja.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe përfaqësuesja e UNICEF vlerësuan rëndësinë e kalimit nga kujdesi institucional drejt kujdesit në familje dhe komunitet, duke nënvizuar mbështetjen e qeverisë dhe bashkësisë ndërkombëtare për këtë reformë sociale, raporton A2CNN.

Aktualisht në Shqipëri funksionojnë rreth 400 familje kujdestare, përfshirë edhe ato të rrethit familjar, ndërsa po punohet për zgjerimin e rrjetit të familjeve kujdestare pa lidhje gjaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos