"Mbushim ujë me mushka", banorët e Selitës në Mallakastër pa rrugë dhe shërbim shëndetësor

Nga Çaku Tafa
4 Prill 2026, 13:06 | Sociale

Një ndër segmentet rrugore më të harruara në Bashkinë e Mallakastrës vijon të mbetet në gjendje të rënduar infrastrukturore duke izoluar banorët e fshatit Selitë. Bëhet fjalë për dy akset që të lidhin me  fshatin piktoresk, Fratar - Selitë, 14 kilometër dhe Gjerbës- Selitë rreth 5 kilometra.

Banorët thonë se kjo rrugë nuk njeh investim prej dekadash, duke u kthyer në pengesën më madhore të përditshmërisë së tyre .

Banorët thonë se prej vitesh presin asfaltim ndërsa largohen çdo ditë për shkak të mungesës së infrastrukturës, shkollës dhe shërbimeve shëndetësore të cilat i sigurojnë në fshatrat përreth ose në Ballsh duke faturuar automjete me çmim të papërballueshëm.

Në fshat nga 60 familje që numëroheshin vite më parë, sot kanë mbetur vetëm 20- të, të cilat  ndihen të braktisura e në mëshirë të fatit.

Ndërkohë sipas kryebashkiakut Qerim Ismailaj, rikonstruksioni i këtij aksi është planifikuar në projektbuxhetin e 2026-ës , dhe pas përfundimit të procedurave, brenda muajit tetor pritet të fillojnë punimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos