"Ditët e bujqësisë 2026"/ Panairi i pestë në ndihmë të fermerëve dhë përpunuesve

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
28 Prill 2026, 18:40 | Sociale

Panairi “Ditët e Bujqësisë 2026”, i organizuar nga Iceberg Exhibitions, rikthehet në zemrën e bujqësisë shqiptare, Lushnje, si platforma më e rëndësishme për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Për tre ditë më radhë, subjekte dhe firma të ndryshme të lidhura me bujqësinë dhe blegtorinë, përpunimin dhe natyrisht mekanikën dhe teknologjinë kanë mudësinë të krijojnë njohje dhe mundësi të reja bashkëpunimi, shkruan A2.

Në ditën e parë të panairit ishte i pranishëm edhe ministri i Bujqësisë, Andi Salla.

Ndërsa risitë e këtij edicioni i ka prezantuar CEO i Iceberg Exhibitions, Enejda Shejku: "Dyert janë të hapura për fermerët nga e gjithë Shqipëria për të takuar bizneset që ekspozojnë në tenda. Do të ketë panele të rëndësishme diskutimi dhe prezantime të ndryshme".

Përfaqësues të kompanive të huaja tregojnë dhe vlerësojnë mundësitë e këtij panairi për bashkëpunime të reja me leverdi reciproke.

Panairi vjen në një moment kyç për bujqësinë dhe blegtorinë si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, për të prezantuar zgjidhje dhe për të ndërtuar partneritete në zhvillimin e ardhshëm të sektorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos