
Çmimi i gazetarisë konservatore “Nebil Çika” ka shkuar këtë sezon të dytë për gazetarin e njohur Fitim Zekthi.
Pedagog i Teorisë Politike në Universitetin Europian të Tiranës (UET), Zekthi vlerësohet si një intelektual i angazhuar dhe një zë i konsoliduar në median shqiptare, me një karrierë të gjatë në shtypin e shkruar dhe atë televiziv.
Sipas jurisë që bëri përzgjedhjen, kontributet e tij kanë qenë të rëndësishme në forcimin e debatit publik dhe në promovimin e vlerave konservatore në shoqërinë shqiptare.
Trofeu i këtij çmimi është realizuar nga skulptori i njohur Emanuel Koko, duke u punuar me përkushtim dhe duke reflektuar traditën artistike.
Çmimi “Nebil Çika” synon të vlerësojë gazetarët që kontribuojnë në zhvillimin e mendimit konservator dhe në pasurimin e hapësirës publike në Shqipëri. (A2 Televizion)