Erjon Dasho, ekspert i shëndetit publik, deklaroi se hantavirusi nuk e ka potencialin për të sjellë një mbyllje si në rastin e Covid2.
“Nga Covid nxorëm shumë mësime të vlefshme. Edhe OBSH po reagon më mënyrë shumë më profesionale tani. Nëse hantavirusi do të kishte ndodhur para Covid-it, do të kishte pasur qasje krejt tjetër. OBSH-ja i mori të gjitha masat për parandalimin e hantavirusit. Për mua, hantavirusi nuk e ka potencialin për të shkaktuar pandemi si SARS-COV2. Nuk ka atë eficencë të lartë transmetimi”, tha Dasho në një lidhje me “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.
“Hantavirusi nuk e ka atë fuqi transmetimi, ndërsa Ebola transmetohet vetëm me një kontakt shumë të ngushtë mes njerëzve”, shtoi eksperti i shëndetit publik. (A2 Televizion)