Vlorë, tregtarët e fruta-perimeve protestojnë sërish

Nga Edi Ruçi
18 Maj 2026, 09:16 | Sociale

Vlorë, tregtarët e fruta-perimeve protestojnë sërish

Tregtarët e tregut të fruta-perimeve që u mbyll në Vlorë protestojnë sërish përpara Bashkisë së Vlorës.

Ata po kërkojnë zgjidhje për vendin se ku do të ushtrojnë aktivitetin, pasi tregu është mbyllur tashmë totalisht, duke u larguar prej andej edhe dyqanet.

Ata shprehen se arsyeja përse po protestojnë ka të bëjë me faktin që nuk lejohen më të funksionojnë në treg as dyqanet, shkruan A2.

Sipas tyre, dyqanet janë mbyllur dhe nuk lejohen që të hapet aktiviteti. Sipas tregtarëve, ende nuk është dhënë asnjë zgjidhje as për vendin e ri ku do të tregtojnë.

Ata kërkojnë zgjidhje pasi kanë mall të mbetur stok. Sipas tyre, me këtë punë mbajnë familjen dhe ushqehen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos