Eksperti i shëndetit publik tregon kategoritë e personave të rrezikuar nga Hantavirusi

Nga A2 CNN
11 Maj 2026, 09:36 | Sociale

Eksperti i shëndetit publik Erion Dasho tregoi në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN kategoritë e personave të rrezikuar nga Hantavirusi.

Sipas tij të më rrezikuarit janë personat me sëmundje kronike si dhe personat me imunitet të dobësuar. Shapo vë në dukje se shumë prej personave të prekur nga hantavirusi e kalojnë si një virozë të thjeshtë dhe nuk e kuptojnë.

Zakonisht personat me moshë të kaluar, personat e prekur nga sëmundjet kronike, personat me imunitet të dobësuar, kanë një rrezik më të madh për të zhvilluar komplikacione, dhe për të humbur jetën. Pra si shumë sëmundje të ngjashme, është një grupmoshë pothuajse e ngjashme me atë të Covid-it që është më e rrezikuar për të zhvilluar forma të komplikuara. Pjesa më e madhe e personave e kalojnë hantavirusin si një virozë të thjeshtë, madje as nuk e marrin vesh, nuk e mësojnë gjatë jetës që e kanë kaluar, por një pjesë e vogël komplikohet, me komplikacione pulmonare dhe në veshka”, tha Shapo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos