Fshatrat po boshatisen. Bujqësia e blegtoria në krizë, specialistët kërkojnë ndihmë

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
10 Maj 2026, 19:11 | Sociale

Fshatrat në Shkodër po boshatisen. Emigracioni, por edhe largimet drejt qytetit, kanë ulur ndjeshëm numrin e banorëve në zonat rurale.

Tkurrja e popullsisë nga viti në vit po jep efekte negative në bujqësi dhe blegtori, shkruan A2.

Marte Stërbyqi, një nga veterineret e njohura në Shtoj të Vjetër, tregon me shqetësim për gjendjen e bujqësisë dhe blegtorisë në këtë zonë të Shkodrës, ku, sipas saj, edhe mbështetja nga shteti mungon.

Mjekja veterinere i bën thirrje pushtetit vendor, por edhe qeverisë, që të mbështesin fermerët të cilët janë në kushtet e mbijetesës në shumë zona rurale.

Veterinerja 71-vjeçare është nderuar nga Shërbimi Veterinar në Shkodër për kontributin e saj edhe pas daljes në pension, në ndihmë të fermerëve dhe banorëve të zonave rurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos