Pas 10 ditësh maturantët do të bëjnë zgjedhjen e tyre për studimet e larta. Ndërsa universitetet si rrallëherë kanë nisur ofertat akademike ndaj të rinjve. Përmes reformave të rëndësishme dhe procesit të ndërkombëtarizimit synojnë vlefshmërinë e diplomave edhe ne tregun europian të punës.
Një prej tyre është Universiteti Bujqësor i Tiranës. Duke filluar nga ky vit akademik në këtë institucion të arsimit të lartë do të aplikohet modeli austriak i Universitetit të Bokusë, edhe ai me profil bujqësor.
Rektori i Univeristetit Bujqësor Fatbardh Sallaku tregon për A2 programet që do të aplikohen nga ky vit akademik në institucionin që ai drejton. Do të ketë degë të reja në përshtatje me tregun vendas dhe atë të huaj.
Afro 3 milionë euro është kostoja financiare e reformës dhe ndryshimit në Univeristetin Bujqësor, 2 milionë euro mbulohen nga qeveria shqiptare dhe 1 milionë euro nga pala austriake.
Rektori Fatbardh Sallaku siguron se kjo reformë do të ndryshojë kushtet ne universitete, në laboratorë, në kërkimin shkencor dhe stafin akademik. Në përfundim të studimeve të rinjtë do të dalin më dy diploma atë të Universitetit Bujqësor dhe atë të Universitetit të Bokusë. (A2 Televizion)