Studentë ukrainas në Shqipëri, marrëveshje mes universiteteve të Tiranës dhe Kievit për bashkëpunim

Nga Ornela Joti
16 Korrik 2025, 15:24 | Sociale

Nga ky vit akademik, Universiteti i Tiranës dhe ai i Mjekësisë do të hapin dyert edhe për studentët ukrainas që duan të vijojnë studimet jashtë vendit të tyre për shkak të luftës atje.

Pas një marrëveshjeje të firmosur nga tre rektorët, dy të universiteteve të Tiranës dhe ai i Kievit, ata shprehën angazhimin për bashkëpunim dhe mbështetje ndaj të rinjve dhe stafeve akademike që studiojnë dhe punojnë në kushte lufte, shkruan A2 CNN.

Marrëveshja 5-vjeçare mes dy universiteteve shqiptare dhe atij të Ukrainës synon të pranojë studentë në programe të ndryshme studimi. Po ashtu, do të ketë shkëmbime mes stafeve akademike dhe bashkëpunim në fushat e kërkimit shkencor.

Në afro katër vite luftë në Ukrainë, mbi 2 mijë studentë janë larguar në universitete të tjera të vendeve të Bashkimit Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos