Rindizet Drenova! Flakët rrezikojnë puset e naftës dhe nënstacionin elektrik

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
17 Korrik 2025, 10:38 | Sociale

Në ditën e pestë të luftës me flakët që kanë pushtuar zonën e Drenovës së Mallkastrës që prej pasdites se të dielës, vatrat e zjarrit të rindezura nga erërat dhe terreni i favorshëm, rrezikuan dhe iu afruan rrezikshëm puseve të naftës, një nënstacioni elektrik dhe një magazine në këtë zonë.

Ndërhyrja e menjëhershme e ekipeve zjarrfikëse të ndihmuara edhe nga shërbimet e kompanisë private që administron puset e naftës shmangën një rrezik serioz, atë të përfshirjes nga flakët si të puseve, ashtu edhe të nënstacionit elektrik, shkruan A2.

Në vend ishte edhe kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, i cili e cilësoi të patolerueshme që të ndizen zjarre për të pastruar tokat dhe prej ditësh qindra forca të luftojnë për t’i fikur ato.

Sakaq, gjatë ditës së enjte pritet që në zonë të ndihmojnë në fikjen e vatrave edhe forcat e ushtrisë, ndërsa do të vlerësohet edhe një herë ndërhyrja nga ajri me helikopter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos