Qumështi me faturë! Shitësit ambulantë: Rrezikojmë për bukën e gojës

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
16 Korrik 2025, 12:01 | Sociale

Shitësit ambulantë të qumështit në Elbasan janë të paqartë se si do të veprojnë në kushtet kur qeveria ka vendosur të mos lejojë shitjen e tij pa faturë.

Të pyetur, disa shprehen se autoritete duhet t’i orientojnë se si të veprojnë, të tjerë shprehen se nuk kanë mundësi të japin faturë, ndërsa ka edhe nga ata, sipas të cilëve shteti është shtet dhe do bëhet si vendos ai, shkruan A2.

Por edhe pse autoritetet kanë njoftuar sekuestrimin e qumështit që tregtohet në trotuare pa faturë, sërish shitësit ambulantë vijojnë të rrezikojnë për arsye që kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me ekonomitë e tyre familjare.

Dhe kur i pyet se si e shikojnë zgjidhjen e kësaj problematike, e kupton që ndihen të pashpresë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos