Festa e Kurban Bajramit mblodhi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë mijëra besimtarë që në orët e para të mëngjesit. Në një nga dy festat më të rëndësishme, besimtarët myslimanë ndan urimet dhe emocionet e përjetuara pas faljes së namazit të Bajramit.
Festa që simbolizon bërjen e një kafshe kurban si shenjë e sakrificës dhe devotshmërisë, u apelua nga klerikët që të shkoj përtej këtij akti, duke përmirësuar aspektin personal te çdo besimtar. “Është dita kur zemra e besimtarit mbushen me dashuri, reflektim dhe dashuri për zotin. Është festa që na mëson të largohem nga egoizmi, padrejtësia dhe indiferenca ndaj njëri-tjetrit”, tha kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, në fjalën e tij.
“Në kuptim figurativ, secili duhet të bëjë një kurban në jetën e tij. Dikush duhet të bëjë kurban egoizmin, dikush materializmin e theksuar, dikush materializmin dhe mendjemadhësinë, dikush tjetër urrejtjen dhe mllefin, dikush padrejtësinë e dikush mëkatin që e ka rënduar dhe lodhur për tërë jetën e tij”, tha nënkryetari i KMSH, Taulant Bica.
Referuar ligjëratës mbi mbështetjen e njëri-tjetrit dhe shmangies së indiferentizmit, kreu i KMSH Bujar Spahiu dha këtë përgjigje teksa u pyet nga A2 CNN mbi rastin e besimtarit Baki Goxhaj. “Ne gjithmonë kemi qenë dhe do të jemi si KMSH për të përcjellë paqen dhe mirësinë për të ndihmuar çdo njeri nëpër botë, sipas rregullave ndërkombëtare dhe kombëtare”.
Kurban Bajrami pasohet me tre ditë festë në familjet e besimtarëve, ku përveç urimeve nuk mungojnë vizitat te të afërmit, si shenjë e ruajtjes së lidhjeve farefisnore. (A2 Televizion)