Kocaqi: Gratë nuk duan më të martohen, burrat po ia lënë të gjitha punët atyre

Nga A2 CNN
22 Maj 2026, 09:26 | Sociale

Historiania Elena Kocaqi deklaroi se gratë shqiptare nuk dëshirojnë më të krijojnë familje për shkak se duan të shmangin punët e rënda të bujqësisë.

“Unë mendoj se ka një rol negativ femra në emigracionin shqiptar. Nuk duan të rrinë në fshat, nuk duan të punojnë, nuk duan të krijojnë familje… edhe ato që krijojnë familje i marrin burrat “zvarrë” dhe i çojnë në emigracion sepse mendojnë se do të bëjnë një jetë më të mirë, sepse duan të shmangin punët e bujqësisë. E kuptoj këtë pjesë, sepse gruaja shqiptare ka një peshë të madhe për mbajtjen e familjes, por nuk është më e lehtë në emigracion”, tha Kocaqi.

“Gruan e kemi shumë të ngarkuar në Shqipëri dhe prandaj nuk duan më të martohen. Meshkujt u kanë lënë grave të gjithë barrën e mbajtjes së familjes. Dhe gruaja shqiptare mendon se duke emigruar do ta heqë këtë barrë nga vetja. Kjo nuk është aspak e mirë për vendin sepse nga njëra anë është emigracioni dhe nga ana tjetër është moslindja e fëmijëve”, shtoi historiania. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos